Kisha në lëvizje
Perëndia po shkruan histori me ne dhe kishën e Tij. Këtu njerëzit janë duke punuar në mëyre creative për ta mbajtuar dhe zhvilluar vizionin e dhënë.
E gjitha filloi në vitin 2011 kur Festimi & Elisabeta nisën projektin e ungjillizimit ne qytetin e Fierit. Me dëshirën për tu shërbyer njerëzve në nevojë, jetimëve, grave të veja, djem dhe vajza që vinin nga familje në vështirësi, nisi puna. U hap menca e parë në qytet, ku një staf i punësuar siguronte ushqim të ngrohtë, përkujdesje shpirtërore si dhe sociale-edukative. Edukimi i fëmijëve dhe të rinjve u bë shpejt një nga prioritetet e projektit.
Për vite me radhë, Perëndia në mënyrë supernatyrore siguroi për këtë projekt. Njerëzit për të cilët u përkujdesëm për kaq kohë, shpejt do të bëheshin edhe grupimi i parë i besimtarëve që do ti bashkoheshin kishës. Sot, këta djem dhe vajza janë pjesë active e kishës sonë.
Prill 2017: Përmes lutjeve dhe këshillimit me miq brenda dhe jashtë vendit dhe me besim se koha kishte ardhur, nisi kisha e re.
Ndërkohë kjo ëndërr u nda edhe me miqtë tanë, shpejt u formua nje skuadër punëtorësh. Perëndia, përkushtimi dhe pasioni i këtij grupi bëri që shumë shpejt të zhvendoseshim në një ndërtesë me qera. Favori i treguar nga Perëndia na dha zemër dhe filluan përgatitjet për të akomoduar njerëzit në një ambient të bukur dhe të këndshëm.
Me ndihmën e Rrjetit të Kishëmbjelljes në Shqipëri u sigurua fondi fillestar për nisjen the rregullimin e ambienteve të kishës.
24 Nëntor 2017: Duke parë ritmin me të cilin kisha po ecte u vendos data për Hapjen e Madhe.
Në këtë event morën pjesë dhe dëgjuan Ungjillin rreth 450 njerëz. Për Krishtlindje tashmë kisha e re kishte nje vend adhurimi të hapur për vizitorët. Në mes të sfidave dhe vështirësive, kisha vazhdon të rritet dita ditës.