Mire se vjen ne
ICF Fier
NJE EKSPERIENCE E RE KISHE
ICF Fier është një kishë e krishterë me një themel biblik: autentike, aktuale dhe e entuziazmuar për jetën me Jezusin.
Mirë se vini në shtëpi!
Mire se vjen ne ICF Fier! Mirë se vini në ICF Fier! Pavarësisht se si keni rene ne kontakt me ne, jemi të emocionuar që ju kemi këtu sot!
Do të donim t’ju prezantojmë veten tonë – çfarë na përcakton si kishë, çfarë na motivon, çfarë besojmë dhe si e praktikojmë komunitetin.
Që në këtë moment duam të ndajmë me ju ëndrrën tonë për një kishë që na ka frymëzuar që nga fillimi dhe tani po bëhet gjithnjë e më shumë realitet.
Ju ftojmë të bëheni edhe ju pjesë e kësaj ëndrre. Jeni të mirëpritur, ndjehuni si në shtëpi!
Jeni të mirëpritur, ndjehuni si në shtëpi!
Festimi & Elisabeta Hoxha
Pastorë Kryesorë ICF Fier
Misioni ynë
Si kishë, eshte pasioni yne qe njerezit te behen çdo dite e me shume si Jezus Krishti, te jetojne me guxim duke patur nje influence pozitive ne botën ku jetojnë.
Vlerat tona
Kodi Ynë i Nderit
Prandaj edhe ne që jemi të rrethuar nga një re kaq e madhe dëshmitarësh, le të hedhim tej çdo barrë si dhe mëkatin që na josh lehtësisht dhe le të ecim përpara me durim në betejën që na pret. Le t’i mbajmë sytë te Jezui që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur. Ai, për gëzimin që e priste, duroi kryqin duke përçmuar turpin dhe u ul në të djathtë të fronit të Perëndisë.
Bibla – Hebrenjte 12:1-2
Si shërbyes dhe Udhëheqës Kryesorë në ICF Fier, dëshira jonë e thellë është ta përfundojmë me fitore garën te besimit. Jemi të vendosur të jetojmë sipas standardeve morale biblike. Pas bisedave të shumta rreth stilit të jetës së udhëheqësve në kishë dhe të frymëzuar nga “Modesto Manifesto” i shkruar nga Billy Graham dhe miqtë e tij, kemi rënë dakord për një sërë parimesh vullnetare: “Kodi i Nderit për Shërbyesit e ICF Fier”.
Kisha ICF Fier është një Organizatë jo Fitimprurese. Ajo financohet nga donacione vullnetare. Të ardhurat nga shitjet e të gjitha produkteve të ICF Media, të tilla si libra, muzikë dhe aplikacione, derdhen tërësisht në organizatë. Me kërkesë, ne ofrojmë informacion mbi financat tona. Me bindje, ne përmbushim kërkesat ligjore, të tilla nese kerkohen si auditimi i rregullt i llogarive të Organizates.
Shëndeti dhe Seksualiteti – Ne mbajmë një stil jetese të shëndetshëm dhe pa varësi. Ne luftojmë në mënyrë aktive mëkatin seksual në një mënyrë të vetëpërgjegjshme. Si organizatë, ne marrim masa parandaluese kundër abuzimit seksual dhe shkeljeve seksuale, të tilla si një procedurë e ndjeshme aplikimi, trajnimi i bashkepunetoreve dhe një kod sjelljeje për bashkepunetoret dhe vullnetarët. Për të përmbushur këtë qëllim, n e punojmë së bashku me njësitë e specializuar brenda organizates por edhe njesite pergjegjese shteterore ne vendin tone ne rast se ka çeshtje te tilla per tu adresuar. Çdo person në kishën tonë ka të drejtën dhe detyrën të kontaktojë njësinë e specializuar kombëtare dhe të pavarur kur dyshohet për një rast.
Ne i nënshtrohemi dhe i përkushtohemi deklaratës së misionit të Kishës ICF Fier. Ne i përdorim pushtetet dhe kompetencat e besuara me përgjegjësi dhe kundërshtojmë në mënyrë aktive abuzimin me pushtetin. Festimi dhe Elisabeta Hoxhaj drejtojnë organizatën si Pastorët kryesore, kështu edhe skuadren e saj te udhëheqjes.
Në skuadren e udhëheqjes, çdo mendim ka rëndësi. Ne luftojmë me vendimet derisa të gjithë t’i mbështesin ato dhe askush të mos ketë ndonjë rezervë serioze. Përgjegjësia strategjike dhe operacionale u caktohet zonave përkatëse ekipeve të vetëorganizuara. Kompetencat në degët ligjore të organizatës shpërndahen të gjitha permes dy nënshkruesve të autorizuar.
Na ndihmofte Perëndia të jetojmë besnikërisht dhe me pasion ëndrrën që Ai na ka besuar.
Kisha në lëvizje
E gjitha filloi në vitin 2011 kur Festimi & Elisabeta nisën projektin e ungjillizimit ne qytetin e Fierit. Me dëshirën për tu shërbyer njerëzve në nevojë, jetimëve, grave të veja, djem dhe vajza që vinin nga familje në vështirësi, nisi puna. U hap menca e parë në qytet, ku një staf i punësuar siguronte ushqim të ngrohtë, përkujdesje shpirtërore si dhe sociale-edukative. Edukimi i fëmijëve dhe të rinjve u bë shpejt një nga prioritetet e projektit.
Për vite me radhë, Perëndia në mënyrë supernatyrore siguroi për këtë projekt. Njerëzit për të cilët u përkujdesëm për kaq kohë, shpejt do të bëheshin edhe grupimi i parë i besimtarëve që do ti bashkoheshin kishës. Sot, këta djem dhe vajza janë pjesë active e kishës sonë.
Prill 2017: Përmes lutjeve dhe këshillimit me miq brenda dhe jashtë vendit dhe me besim se koha kishte ardhur, nisi kisha e re.
Ndërkohë kjo ëndërr u nda edhe me miqtë tanë, shpejt u formua nje skuadër punëtorësh. Perëndia, përkushtimi dhe pasioni i këtij grupi bëri që shumë shpejt të zhvendoseshim në një ndërtesë me qera. Favori i treguar nga Perëndia na dha zemër dhe filluan përgatitjet për të akomoduar njerëzit në një ambient të bukur dhe të këndshëm.
Me ndihmën e Rrjetit të Kishëmbjelljes në Shqipëri u sigurua fondi fillestar për nisjen the rregullimin e ambienteve të kishës.
2011
Sample text for your personal ICF story.
2017
Sample text for your personal ICF story.
2021
Sample text for your personal ICF story.
24 Nëntor 2017: Duke parë ritmin me të cilin kisha po ecte u vendos data për Hapjen e Madhe.
Në këtë event morën pjesë dhe dëgjuan Ungjillin rreth 450 njerëz. Për Krishtlindje tashmë kisha e re kishte nje vend adhurimi të hapur për vizitorët. Në mes të sfidave dhe vështirësive, kisha vazhdon të rritet dita ditës.
Viti 2021. Duke parë besnikerinë e Zotit dhe ëndërruar, u bë hapi tjetër, ku me ndihmë të miqve tanë nga Hungaria dhe Bridgeway Church Indiana, patëm mundësinë të blejmë një tokë ku mezi presim te ndertojmë nje vend te perhershem adhurimi dhe trajnimi te brezit te ri.