Ngjarje dhe Evente te ndryshme

Kampi Veror Familjar

7-10 Korrik 2026

Cili është plani i Zotit për Familjen?

Kampi Veror Familjar është një kamp për të gjithë familjen.

Fëmijët, të rinjtë, gratë dhe burrat kanë hapësirën dhe kohën e tyre për të shijuar, mësuar, luajtur dhe për t’u rritur në marrëdhëniet e tyre me Zotin dhe me njëri-tjetrin.

Banka e Ushqimit

Për shumë vite kemi punuar dhe jemi kujdesur për komunitetin tonë.

Që nga viti 2012 – koha kur filluam mencën e parë per te varfrit në qytet dhe tani nuk kemi ndaluar së kujdesuri për fqinjët tanë. Tani, përmes punes së bankës së ushqimit, ne vazhdojmë të ofrojmë ushqim, rroba, mobilje të përdorura dhe shërbime të tjera sociale për njerëzit në nevojë në qytetin tonë.

Sponsorizimi i Fëmijëve

Mbështetja e një fëmije mund ta ndryshojë të ardhmen e tij përgjithmonë.

Programi i Sponsorizimit të Fëmijëve është një program ku ne kujdesemi për fëmijën më në nevojë që vjen nga familje të shkatërruara, jetim ose jeton me një prind të vetëm. Mbështetja dhe ndihma e tyre me arsimin mund të ndryshojë jetën e tyre përgjithmonë. Nxjerrja e tyre nga rrugët ku disa prej tyre punojnë duke mbledhur në kazanët e mbeturinave dhe t’i shohim të transformuar përmes shkollës dhe arsimit është një gëzim i madh për t’u parë.

Ne i ftojmë të gjithë ata që duan të ndryshojnë jetën e një fëmije të vijnë dhe të bashkohen me ne në këtë udhëtim dhe të adoptojnë një fëmijë duke i mbështetur ata me 50 euro/muaj. Kjo shumë shërben për transport, 1 vakt ushqimi në shkollë dhe ndonjëherë rroba të reja për fëmijën.