DEKLARATA E BESIMIT
Si ICF ne i përkasim Kishës së Krishterë mbarëbotërore dhe qëndrojmë mbi themelet e Kredos së Apostujve. Dhe për më shumë, ne ndjekim Konventën e Lozanës.
Më poshtë është deklarata e besimit me fjalët tona:
HISTORIA E PERËNDISË ME NE
Kush Është Perëndia?
Perëndia është i përjetshëm dhe i gjithëpushtetshëm. Ai nuk u krijua, por Ai është origjina e hapësirës, kohës dhe i gjithë jetës. Edhe pse ka vetëm një Perëndi, Ai ekziston në tre persona. Ati është Krijuesi i Universit. Jezus Krishti, si Bir i Perëndisë, u bë njeri për të shpëtuar botën. Fryma e Shenjtë punon në këtë botë dhe dëshiron të jetojë në ne, duke na shoqëruar dhe mësuar.
__
Cila është ëndrra e Perëndisë?
Për shkak se Perëndia është dashuri, Ai na fton që të kthehemi tek Ai dhe të kemi një marrëdhënie të gjallë me Të. Kur e pranojmë këtë ftesë dhe hyjmë në një marrdhënie me Perëndinë, ne bëhemi më shumë si Ai nëpërmjet punës së Tij në ne dhe ashtu përjetojmë lirinë e vërtetë nga tani deri në përjetësi.
__
Cili Është Problemi?
Njëriu e ka ndarë veten nga Perëndia dhe e ka vënë veten në vendin e Perëndisë. Dhe në vend që të pyesë çfarë do Perëndia, ka zgjedhur për të vënë interesat e veta të parat. Kjo e ka prishur miqësinë dhe besueshmërinë mes Perëndisë dhe gjithë krijimit të Tij. Njerëzimi ka ngecur tani në këtë thyerje—që ka mosbesim, egoizëm, armiqësi dhe mendime shkatërruese. Ne nuk mund të shpëtojmë nga kjo robëri me forcat tona.
__
Cila Është Zgjidhja e Perëndisë?
Perëndia e zgjidhi këtë situatë të pashpresë: Ai dërgoi Jezus Krishtin në botë, të lindte si njeri. Ai tregoi dashuri në mënyrë radikale, iu dha dinjitet njerëzve, Ai mësoi dhe i jetoi parimet e Perëndisë. Ai i dorëzoi të gjitha privilegjet e Tij dhe u bë shërbëtor. Jezusi vdiq në kryq për të marrë mbi vete të gjitha mëkatet dhe çdo gjë që nga ndan ne nga Perëndia—fajin tonë, turpin, dhimbjet dhe vetminë. Vdekja u mund me anë të ringjalljes së Jezusit. Ne jemi drejtësuar dhe tani mund të jemi pjesë e misionit të Perëndisë.
__
Si mund të bëhemi pjesë e kësaj historie?
Jezus Krishti i thërret të gjithë njerëzit që të jetojnë me dhe për Të. Kur ne e pranojmë faljen e Tij dhe kur ia dorëzojmë të gjithë jetën tonë Atij, bëhemi një person i ri me anë të hirit të Tij. Ne e shpallim dhuratën e shpëtimit me anë të pagëzimit dhe e festojmë kur marrim Darkën e Zotit. Urdhërimi i Perëndisë ndaj nesh është ta duam Atë dhe njerëzit rreth nesh dhe si rrjedhim të kemi një ndikim pozitiv në botën tonë. Në gjithë këtë gjë na ndihmon dhe drejton Fryma e Shenjtë. Ai na flet me anë të Biblës dhe na jep udhëzime për jetët tona. Kjo na ndryshon ne, familjet tona, miqësitë, qytetet dhe kombet. Si kishë ne mblidhemi bashkë në Festimet tona por gjithashtu edhe në Grupe të Vogla për të adhuruar Perëndinë, për ta përjetuar Atë dhe për t‘u rritur në besim. Ne i ftojmë të gjithë të bëhen pjesë e historisë së Perëndisë.
__
Cili është synimi i historisë?
Ëndrra e Perëndisë nuk ka mbaruar akoma: Pas ringjalljes, Jezus Krishti u kthye tek Ati i Tij në Qiell. Nga aty Ai do të kthehet një ditë për të rivendosur mbretërinë e përjetshme të paqes. Pastaj Perëndia do të ringjallë të vdekurit dhe çdo person do i japë llogari Atij dhe kushdo që beson në Jezusin do të jetë me Perëndinë në përjetësi. Perëndia do të fshijë çdo lot dhe nuk do të ketë më dhimbje, as vuajtje as vdekje.