Mirë se vjen — jemi të lumtur që je këtu!

Le të njihemi pak më mirë! Ne nuk e konsiderojmë ICF-në vetëm një kishë, por një familje. Altini & Oreada mezi presin të të takojnë personalisht dhe të të tregojnë pak më shumë për ICF Tirana, komunitetin dhe gjithçka që po ndërtojmë së bashku.   Mos rri vetëm vizitor – ne duam të të njohim dhe ty më tepër!

Bëhu pjesë e familjes

Ne duam që kisha të bëhet një familje për ty. Qoftë në një ekip, në një grup të vogël apo në komunitetin tonë – ka një vend për ty!

Bëhu pjesë e komunitetit tonë dhe krijo miqësi të reja e të vërteta.

I ri në ICF?

Sapo ke ardhur në ICF? Dëshiron të mësosh më shumë rreth kishës dhe besimit? 
Zbulo se kush është Jezusi, çfarë na përcakton si ICF dhe ku mund të jetë vendi yt në këtë kishë.

Grupet e Vogla

Nëse do të takosh njerëz të rinj dhe të zhvillosh marrëdhënien tënde me Perëndinë, jemi të bindur se një grup i vogël në ICF do të jetë vendi ideal për ty.

Bëhu Vullnetar

Bëhu pjesë e skuadrës Dream Team dhe zbulo se ku mund të kontribuosh në kishë. Duke punuar në një ekip, kultivon dhuntitë, zhvillon talentet e tua dhe krijon miqësi të veçanta gjatë rrugës.

Bëhu Bekim

Jep pak nga koha dhe energjia jote për të bërë një ndryshim në jetën e dikujt. Bashkohu në aktivitetet tona dhe bëhu pjesë e mënyrës se si ICF shërben dhe ndihmon njerëzit në komunitet.

ICF NË SHPI

Edhe nga shtëpia, mund të jesh pjesë e asaj që po ndodh në ICF. Ndiq festimin drejtpërdrejt të dielën dhe përjetoje bashkë me ne.

People sitting and standing in a room, some holding books or papers.

Klubi i Librit

ICF Tirana, në bashkëpunim me gazetarin e mirënjohur Blendi Salaj, ka krijuar një hapësirë të dedikuar për të gjithë të apasionuarit pas librave. Një klub ku librat bëhen pikënisja për këndvështrime të reja, biseda interesante dhe diskutime që të mbeten gjatë në mendje.

Na kontakto

Ke pyetje, dëshiron të mësosh më shumë rreth ICF apo kërkon një sugjerim se ku mund të përfshihesh?

Na lër të dhënat e tua dhe ne do të të kontaktojmë menjëherë. 

Test Form

Test Form Description

This field is for validation purposes and should be left unchanged.
Hera e parë që vjen në ICF Tirana?
Si na gjete?
Çfarë të intereson të eksplorosh më shumë?
A dëshiron të qëndrojmë në kontakt me ty?
Të dhënat personale
Email
Address

Qëndro i përditësuar 

Bëhu pjesë e komunitetit tonë edhe në rrjetet sociale. Ndiq ICF Tirana për të qenë pranë nesh dhe për t’u përditësuar me të rejat e fundit, eventet e ardhshme, aktivitete dhe momente nga jeta jonë së bashku.