1 Oct 2026
2 Min

Ladies Lounge ICF Tirana

Ladies Lounge – No Other Name
07.11.2026 

Person holding a sign on a running track.

Ladies Lounge – ICF Tirana

07 NËNTOR 2026 

Një eksperiencë e veçantë të pret në Tiranë! Një event ndryshe, që do të zhvillohet në ambientet e QKSH, ku do të gjesh kënde të dedikuara për kafe dhe snacks, hapësira për foto, dhe mbi të gjitha, sesione frymëzuese nga të ftuarat tona speciale, të cilat do i mirëpresë Oreada Kita.

Të pret një atmosferë e ngrohtë dhe plot jetë, e krijuar për të dëgjuar histori që frymëzojnë dhe për të kaluar momente të bukura së bashku!

Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e këtij eventi!

💖 Ladies Lounge 2026 – No Other Name | Für keinen anderen Namen leben wir YouTube

🎥 Duke klikuar, përmbajtja nga Youtube ngarkohet. Ju lejoni cookies për marketing. Mësoni më shumë në Politika e Privatësisë.

Programi në ICF Tirana

E shtunë, 07 nëntor 2026

8:00 AM Hapja e dyerve të QKSH
9:00 AM – 4:00 PM Sesionet duke përfshirë pushimet

Që nga momenti që hapen dyert e deri në fund të eventit, ju presin plot mundësi për ta shijuar Ladies Lounge në mënyrën tuaj. Mund të vizitoni dyqanin Second Hand, të ndaloni për një kafe apo snack, të bëni foto në këndet e përgatitura posaçërisht për ju, si dhe të eksploroni shumë surpriza të tjera.

Merrni me vete shoqen, mamin apo vajzën tuaj dhe shijoni së bashku një ditë të mbushur me frymëzim, biseda të bukura dhe momente të veçanta.

Folëset në Ladies Lounge 2026

Mund të mësoni më shumë rreth folësve dhe performuesve në faqen e internetit të Ladies Lounge.Folëset e mëposhtme do të jenë gjithashtu të pranishme në vendndodhjen tonë, në Tiranë:

ADA KITA
Themeluese dhe drejtuese e Jonathan Center, ICF Tirana

SUSANNA BIGGER
Senior Pastor, ICF Zürich

SARAH SIEBER
Executive Pastor, ICF Zurich

JORID SPIECKER
Themeluese & Drejtuese e Shërbesës për Familjen në Shqipëri

CLAUDIA PICCOLO
Lead Pastor, ICF Reggio Emilia

Vendndodhja

Ju mirëpresim në QKSH, ku do të mblidhemi së bashku për të përjetuar Ladies Lounge në Tiranë.

QKSH
Rruga “Zenel Baboçi”, Nr, 19, Tiranë
Google Maps Link

Ushqim dhe Pije

Dreka është e përfshirë në çmimin e biletës, ndërsa gjatë pushimeve të eventit do të keni mundësi të shijoni pije dhe snacks në barin tonë, me çmime të përshtatshme për çdo buxhet.

Fëmijët

Gjatë Ladies Lounge nuk do të oftohet kujdes për fëmijët dhe kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë pjesë. Ne duam që secila nga ju të mund ta shijojë këtë kohë për vete dhe me mikeshat e saj.

**Fëmijë konsiderohen personat nën 12 vjeç.

Kodi i Veshjes 

Nëse dëshironi të përshtateni me paletën e ngjyrave të Ladies Lounge, sugjerojmë të vishni veshje sportive dhe chic, në nuancat e vishnjes, blusë së errët, jeshiles së errët ose të zezës. Kjo nuk është aspak e detyrueshme apo pengesë – ju jeni të mirëpritura të vini me çdo veshje që ju bën të ndiheni komode!

Pyetje & Kontakt

Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me Ladies Lounge, ne jemi të lumtur t’ju ndihmojmë.

Mund të na kontaktoni në:

Email [email protected]
Numri i telefonit +355 68 328 0007

Girl sitting on a red running track with grass beside her.

Ndiq ICF Tirana në Media Sociale

Facebook | Instagram

@icf.tirana | #icftirana